Apliko tani per Competitive College Club
03.07.2017
Competitive College Club (Shtator 2017 - Maj 2018)
Apliko tani!
Competitive College Club është një grup këshillimi intensiv që asiston nxënësit më të mirë të cilët duan të jenë aplikues të suksesshëm në universitetet dhe kolegjet amerikane. Programi zgjat nëntë muaj dhe nxënësit marrin pjesë në leksione, klube librash, aktivitete komunitare dhe përgatitje për testet e pranimit. Aktivitetet i ndihmojnë studentët që tu këshilluar siç duhet ndërsa ato përgatisin vetën akademikisht dhe punojnë për të përcaktuar se cili universitet ose kolegj mund të jetë i duhuri për to.
Rreth Competitive College Club
Klubi është i hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 10 deri në 12 (semestri I), të cilët duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara.
Klubi do të zhvillojë aktivitete të ndryshme, si këshillim mbi edukimin në ShBA, përgatitjet për testet, klubi i librit dhe shërbime komunitare.
Klubi do të mblidhet njëherë në muaj dhe është pa pagesë. Takimet do të zhvillohen në adresën Universiteti Marin Barleti, rr. Sami Frashëri, nr. 41 (afër Liqenit Artificial).
Kriteret e pranimit
•Nxënësit duhet të jenë të klasës së 10, 11, ose në semestrin I të klasës së 12-të
•Nxënësit duhet të dorëzojnë kopje të notave nga klasa e 10 dhe në vazhdim.
•Nxënësit duhet të kenë një mesatare mbi 9.5.
Detyrimet e pjesëmarrësve të klubit:
Nxënësi mund të përjashtohet nga CCC nëse ai ose ajo:
•nuk mban mesataren e lartë sipas kritereve të pranimit të CCC;
•ka më shumë 3 mungesa të pajustifikuara nga takimet e CCC;
•ka bërë plagjarizëm, ose kopje
•ka thyer në një mënyrë Kodin e Sjelljes së CCC.
Në përfundim të programit 9 mujor, nxënësit pjesëmarrës të CCC pajisen me çertifikatë pjesëmarrje dhe një letër rekomandim nga EducationUSA Advising Center in Albania.
Nëse keni pyetje në lidhje me klubin ose doni të aplikoni, ju lutemi, na kontaktoni në adresën: ccc@educationusa.al.